Ballina

Osmani: Bunjaku ra dëshmor për të dëshmuar se kjo tokë është atdheu ynë i përjetshëm

By GAZETA SCANNER 1

September 24, 2024

Ka kaluar një vit që kur një grup i uniformuar i serbëve kreu sulm terrorist në fshatin Banjskë të Zveçanit ku në një pritë ishte vrarë polici Afrim Bunjaku.

Presidentja Vjosa Osmani thotë se Afrim Bunjaku ra dëshmor për të treguar edhe një herë, siç kemi dëshmuar ndër shekuj, se kjo tokë është atdheu ynë i përjetshëm.

“Se liria nuk ka çmim. Se Kosova është dhe do të mbetet e pandashme, e liria dhe kufijtë tanë të paprekshëm! Sot e përgjithmonë! “, shkruan presidentja.