Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar sot me presidenten e Vjosa Osmani.
Lajçak ka thënë se me Osmanin kanë folur lidhur me zhvillimet e fundit në dialog, për zgjedhjet në veri të Kosovës dhe për takimin e fundit në Bruksel.
“Një bisedë e dobishme për t’u vlerësuar me presidenten Vjosa Osmani në margjina të Forumit Demokratik të Antalisë. Folëm rreth zhvillimeve të fundit në dialog, në veçanti për zgjedhjet në veri të Kosovës dhe takimin e fundit që e mirëprita në Bruksel”, ka shkruar Lajçak.
Ditë më parë në Bruksel, Lajçaku është takuar me përfaqësues financiarë të Kosovës dhe të Serbisë për të diskutuar për çështjen e Rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës, e cila përjashton përdorimin e dinarit serb.