-5.8 C
New York
Friday, January 2, 2026

Buy now

Osmani bën homazhe pranë arkivolit të Nexhat Dacit

- Advertisement -

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me zotëriun e parë, Prindon Sadriu, kanë bërë homazhe pranë arkivolit të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, raporton Ekonomia Online.

Ajo ka shkruar edhe në librin e zisë, ku ka shprehur ngushëllimet e saj për familjen Daci, miqtë dhe bashkëpunëtorët.

Në homazhe kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të institucioneve, personalitete nga jeta politike e akademike, si dhe qytetarë që kanë ardhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit ish-kryeparlamentarit.

Daci ka vdekur të enjten në moshën 81-vjeçare.

Gjatë ditës janë paraparë edhe aktivitete të tjera në kuadër të ceremonive mortore. Sipas agjendës zyrtare, nga ora 12:00 deri në 12:45 do të mbahet Akademia Përkujtimore në Sallën Plenare të Kuvendit të Kosovës, në të cilën pritet të marrë pjesë edhe presidentja Osmani.

Ndërkaq, ceremonia e varrimit me nderime shtetërore do të mbahet nga ora 13:40 deri në 14:20, në Varrezat në Dragodan.

Të ngjashme

Të fundit