11.9 C
New York
Wednesday, December 18, 2024

Buy now

Osmani: BE-ja po i bën padrejtësi Kosovës, por e toleron agresionin e Serbisë

- Advertisement -

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur shqetësimet e saj lidhur me qasjen e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës në procesin e zgjerimit.

Duke folur pas mbërritjes në Bruksel për samitin BE-Ballkani Perëndimor, Osmani ka theksuar se Kosova po përballet me një trajtim të padrejtë nga disa shtete anëtare të BE-së.

“Duket se ka tendenca në BE nga disa shtete anëtare që Kosova vazhdimisht të dënohet”, ka deklaruar Osmani, duke e cilësuar këtë si një padrejtësi në raport me përparësitë që po i jepen Serbisë.

Ajo ka kritikuar BE-në për tolerimin e veprimeve të Serbisë, duke thënë se kjo ndodh “përkundër agresionit të saj” ndaj Kosovës.

Osmani ka potencuar gjithashtu pakënaqësinë e saj për mbajtjen e masave ndaj Kosovës, duke i quajtur ato të padrejta dhe të kundërta me vlerat evropiane.

“Në anën tjetër të shprehim dëshpërimin tonë, që masat janë endë në fuqi, jo vetëm që janë të padrejta, por janë edhe jo evropiane, nuk kanë fare të bëjnë me vlerat që BE-ja flet dhe punon. Sepse ato në thelb e vendosin në një situatë tepër të palakueshme dhe në një situatë ku po dënohet populli me evropian në botë, nëpërmjet projekteve që kanë të bëjnë edhe me ujë të pijshëm. Prandaj jemi këtu për të diskutuar, për aspirata tona , dhe punën tonë, por në të njëjtën kohë të shprehim edhe pakënaqësitë tona, që punët tona nuk po merren parasysh, përderisa shtete si Serbia po ecin përpara edhe pse jo aq sa kanë pritur tani në dhjetor, por megjithatë po ecin para përkundër aktit të agresionit ndaj Kosovës që i kemi parë prej vitit të kaluar”, ka deklaruar Osmani.

Pavarësisht kritikave, presidentja ka theksuar këto takime janë një mundësi për të shtyrë përpara aspiratat evropiane të Kosovës dhe për të adresuar pakënaqësitë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit