-1.2 C
New York
Saturday, February 8, 2025

Buy now

Osmani bashkë me bashkëshortin bën homazhe për Mbretëreshën Elisabeth në Londër

- Advertisement -


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë homazhe për Mbretëreshën Elisabeth. Bashkë më të është edhe bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu i cili e shoqëron në çdo hapë.

Osmani në një postim në Twitter ka thënë se Kosova i bashkohet popullit të Mbretërisë së Bashkuar për të nderuar trashëgiminë e Mbretëreshës Elisabeth.

“Sot ne i bëmë nderimet tona Mbretëreshës së ndjerë të HM Elizabeth II në shtetin e saj të shtrirë në Westminster Hall në Londër. Ne bashkohemi me kolegët e tjerë dhe popullin e Mbretërisë së Bashkuar për të nderuar trashëgiminë e saj të një jete të përkushtuar ndaj shërbimit”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Presidenca dje ka njoftuar se Presidentja është ftuar të marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Mbreti Charles III për krerë shtetesh dhe bashkëshortët e tyre nga mbarë bota, të cilët do të jenë prezent në varrimin e Mbretëreshës së Mbretërisë së Bashkuar, Elizabeth II, e cila ka vdekur më 8 shtator. Ndërkaq, të hënën do të jenë prezentë në varrimin e Mbretëreshës Elizabeth II, e më pas në pritjen e organizuar nga Sekretari për Punë të Jashtme i Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit