Presidentja Vjosa Osmani me një postim në rrjetin social X ka treguar se ndodhet në New York.
Atje Osmani sot do të i drejtohet Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Ajo tegoi se atje do të flas për zhvillimet e fundit në Kosovë, veçmas për situatën e sigurisë në vend pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në veri të vendit.
Tutje ajo tha se atje do të rikonfirmooj edhe një herë se Kosova angazhohet për paqe dhe stabilitet.
“Do të trajtoj zhvillimet e fundit në vendin tonë, pas aktit të agresionit të Serbisë dhe do të rikonfirmoj angazhimin tonë për paqen dhe stabilitetin”, ka shkruar ajo.
Këshilli i Sigurimit i OKB’së sonte do të diskutoj për raportin 6 mujor për Kosovën, kjo përfshin periudhen mars-shtator.
Në anën tjetër Serbinë në KS sot do ta përfaqësojë kryeministrja e tyre, Ana Bërnabic.