13.7 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Osmani arrin në Granada, do të deklarohet për media

- Advertisement -

Presidentja Vjosa Osmani tashmë ka shkuar në Granada të Spanjës për të marrë pjesë në samitin e Komunitetit Politik Evropian.

Kabineti i Presidentes ka deklaruar për Indeksonline se Osmani pritet të mbërrijë në Samit rreth orës 12:20, ku do të mbajë një prononcim hyrës për media.

Ndërkaq, në ora 17:00 do të mbajë konferencë për të gjitha mediat.

E para e shtetit të Kosovës pas arritjes mbrëmë në Granada ka treguar në platformën X, se në këtë samit do diskutojë sfidat e sigurisë së Kosovës pas aktit të agresionit të Serbisë.

”Në takime me kolegët udhëheqës, do të diskutoj sfidat e sigurisë në Kosovë pas aktit të agresionit të Serbisë dhe do të ritheksoj angazhimin tonë për thellimin e bashkëpunimit me aleatët për paqen, stabilitetin dhe sigurinë afatgjatë”, shkroi Osmani.

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë do të jenë temë diskutimi i liderëve të shteteve evropiane në samitin e Komunitetit Politik Evropian (EPC), gjatë ditës së sotme në Granada të Spanjës, ndonëse diskutimet do të jenë me dyer të mbyllura.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit