0.3 C
New York
Thursday, February 12, 2026

Buy now

Osmani apo një emër nga familja Jashari për president? Çka thotë Hekuran Murati?

- Advertisement -

Ministri i Financave, Hekuran Murati në konferencën për media pas mbledhjes së parë të kabinetit të ri qeveritar ka folur edhe në lidhje me atë se a e mbështet LVV-ja emrin e Vjosa Omsanit apo një mundësie që emri të jetë i dikujt nga familja e komandantit legjendar, Adem Jashari.

Por ai është treguar i rezervuar teksa iu referua edhe deklaratës së shefit të tij Albin Kurti që dha në mbledhjen e qeverisë e ku tha se pasi të kalojë edhe faza e tretë e që është edhe votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, është i gatshëm të nis diskutimet e me subjektet politike për këtë çështje, të cilët Murati iu referua si sfida e radhës.

“Besoj që e dëgjuat kryeministrin që përmendi që në momentin që të kemi të trajtuar konstituimin e kuvendit, qeverinë dhe votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, kryeministri do të fillojë konsultimet dhe diskutime me subjektet e tjera në mënyrën që të tejkalohet edhe sida e radhës që na pret që është çështja e presidentit apo presidentes”, tha ai.

Të ngjashme

Të fundit