8.4 C
New York
Sunday, October 27, 2024

Buy now

Osmani: Angazhohemi që të sigurojmë mundësi të barabarta për të gjitha komunitetet

- Advertisement -

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se punësimi pa dallim përkatësie, ruajtja dhe zbatimi i karakterit  shumëgjuhësor të shoqërisë kosovare, që paraqet vlerat e saj unike shpirtërore, intelektuale, historike dhe kulturore, janë disa nga prioritetet dhe angazhimet e përditshme.

Këto komente, Osmani i bëri në takimin e udhëhequr nga vet ajo të Këshillit Konsultativ për Komunitete.

Sipas saj, Këshilli Konsultativ për Komunitete u jep mundësinë atyre që të përfshihen në nisma legjislative dhe si rezultat, ta avancojnë pozitën e tyre në Kosovë.

Më tej, Osmani ka theksuar se Zyra e Presidentes ka zhvilluar takime të vazhdueshme me institucionet tjera dhe ka kërkuar zbatimin e rekomandimeve të këtij Këshilli.

“Është angazhim i yni i përditshëm t`i sigurojmë mundësitë e barabarta për punësim në funksion të përmbushjes së të drejtave të të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa dallim përkatësie, si një parakusht përmbajtjesor për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe realizim të potencialit të secilit”, ka theksuar Presidentja.

Ndërkaq për çështjen e gjuhës dhe zbatimit të të drejtave gjatë shpalljes së konkurseve në gjuhët zyrtare në Kosovë, e para e shtetit ka theksuar se janë prioritet dhe se së shpejti priten rezultate konkrete, posaçërisht në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Policinë e Kosovës.

Sipas saj, “vetëm në këtë mënyrë, komunitetet joshumicë mund ta realizojnë potencialin e tyre”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit