-0.3 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

Osmani alarmoi për luftë në Kosovë: Reagon KFOR

- Advertisement -

KFOR-i ka thënë se është duke e vlerësuar në vazhdimësi situatën e sigurisë në Kosovë, në koordinim të ngushtë me të gjithë homologët.

Deklarata e KFOR-it vjen pas adresimit vjetor të Presidentes Vjosa Osmani para Kuvendit të Kosovës, e cila duke folur për sulmin në Banjskë tha se rreziku ende s’ka kaluar.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, KFOR ka thënë se është i gatshëm dhe plotësisht i përkushtuar për të ruajtur një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.

“Jemi në koordinim të ngushtë me të gjithë homologët dhe jemi duke e vlerësuar në vazhdimësi situatën e sigurisë në Kosovë. #KFOR-i është i gatshëm dhe plotësisht i përkushtuar për të ruajtur një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë – në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – dhe lirinë e lëvizjes”, thuhet në postimin e KFOR-it.

Reagimi i KFOR vjen pas fjalimit vjetor të Presidentes Vjosa Osmani, e cila tha se duke mos vendosur masa ndaj Serbisë, ky shtet vetëm po inkurajohet që të vazhdojë të përdorë dhunë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit