Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka publikuar fotografi nga ceremonia e varrimit të rreshterit të vrarë në veri, Afrim Bunjaku.
Osmani ka thënë se “Afrimi na bindi sërish se flijimi i jetës për atdheun është rilindje, jo vdekje”.
Shkrimi i saj:
Dje i dhamë lamtumirën heroit Afrim Bunjaku.
Kosova është ngritur mbi sakrificën sublime të një populli. Ajo po mbahet mbi këtë sakrificë e do të jetojë përjetësisht falë trimave si Afrimi.
Afrimi na bindi sërish se flijimi i jetës për atdheun është rilindje, jo vdekje. Duke rënë për Kosovën ai e përjetësoi jetën e tij. Tani ai është hero i Kosovës, bir i saj i shtrenjtë që jeton në altarin e historisë së atdheut.
Lavdi heroit Afrim Bunjaku!