4.9 C
New York
Saturday, March 14, 2026

Buy now

Osmani: 25 vjet më parë regjimi gjenocidal i Serbisë dëshmoi barbarinë e tij, asnjëherë s’do t’i ndalim përpjekjet për drejtësi

- Advertisement -

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar masakrën e Lybeniqit.

25- vjet më parë, tha presidentja e vendit, regjimi gjenocidal i Serbisë, sikurse në shumë anë të Kosovës, dëshmoi barbarinë e tij, duke vrarë 79 civilë të fshatit Lybeniq.

“Tendenca për shfarosje të popullit shqiptar nuk kurseu as Muhametin 18 muajsh dhe Leonardin, 7 vjeçar”, tha Osmani.

Është obligim i yni institucional, thotë ajo, “që asnjëherë të mos i ndalim përpjekjet tona për vendosjen e drejtësisë për viktimat, duke i dhënë kuptim lirisë sonë dhe duke e mbrojtur të vërtetën”.

“Qoftë i perhershëm kujtimi për të gjithë të rënët për liri!”, tha presidentja Osmani.

Të ngjashme

Të fundit