Sulmuesi i Napolit, Victor Osimhen, ka bërë të ditur se ka marrë vendim për të ardhmen e tij.
Osimhen theksoi se dëshiron që ta mbyll mirë sezonin me Napolin dhe më pas ta kumtoj vendimin që ka vendosur, njofton Klankosova.tv.
“Unë tashmë e kam marrë vendimin tim për hapin tjetër që do të bëj në fund të sezonit. Tashmë e kam vendosur”, ka deklaruar Osimhen.
“Unë tashmë e kam planin tim, e di se çfarë dua të bëj, hapin tjetër që dua të bëj. Gjithçka është shumë e qartë në planet e mia”.
“Mendoj se 60% e njerëzve përmendin thashethemet për mua të lidhur me Premier League për sezonin e ardhshëm…”.
“Premier League është një nga ligat më të mëdha në botë sigurisht”, tha nigeriani.
“Dua ta përfundoj sezonin me Napolin fuqishëm… dhe më pas të marr vendimin që kam marrë tashmë”.
Përndryshe, Osimhen ka klauzolë të lirimit prej 120 milionë euro në muajin korrik.