24.6 C
New York
Sunday, July 20, 2025

Buy now

Osimhen rinovon kontratën me Napolin

- Advertisement -

Sulmuesi Victor Osimhen u ka dhënë fund spekulimeve për të ardhmen e tij, pasi ka rinovuar kontratën me skuadrën e Napolit.

“Calciomercato” shkruan të premten se palët tashmë kanë arritur marrëveshjen dhe gjithçka do të bëhet zyrtare në fillim të javës së ardhshme.

Me rinovimin e kontratës që i skadon në vitin 2025, Osimhen do të mbetet te Napoli deri në vitin 2027 dhe do ta ketë opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.

Po ashtu, paga e tij vjetore do të rritet në 8 milionë euro, ndërsa do të ketë një klauzolë lirimi në vlerë prej 150 milionë eurosh.

Osimhen ishte ndër më të merituarit që Napoli fitoi titullin e kampionit në Serie A edicionin e shkuar, ndërsa këtë verë kishte tërhequr interesimin e skuadrave të mëdha.

24-vjeçari shënoi 31 gola edicionin e shkuar në të gjitha garat, ndërsa Napolit iu bashkua në vitin 2020 nga Lille.

Të ngjashme

Të fundit