20.7 C
New York
Thursday, May 8, 2025

Buy now

Osimhen refuzoi Arsenalin në moshën 18-vjeçare

- Advertisement -

Ylli i Napolit, Victor Osimhen jeton momentin e tij më të mirë si profesionist.

Skuadra e Italisë së Jugut është kryesuese në tabelën e Serie A me 19 pikë përpara vendit të dytë.

Ecuria e mirë e nigerianit përkthehet në gola: 25 gola në 29 ndeshje këtë sezon.

Forma e tij e mirë ka ngjallur interesin e disa klubeve dhe në deklaratat e fundit ai ka folur për fillimet e tij.

“Kam folur me Arsene Wengerin dhe ai donte që unë të vija në Arsenal, por nuk ishte opsioni më i mirë në atë kohë,” ai përfundoi duke nënshkruar për Wolfsburg.

Aty nuk ia doli dhe pas një transferimi në Belgjikë, nënshkroi për Lille ku përfundoi duke ‘shpërthyer’ dhe skuadra italiane pagoi 70 milionë për shërbimet e tij.

Të ngjashme

Të fundit