23.1 C
New York
Thursday, April 24, 2025

Buy now

Osimhen pritet t’i bashkohet Unitedit

- Advertisement -

Victor Osimhen do të vijojë karrirën në Angli.

Sipas raportimeve të “Tuttosport”, Manchester United ka arritur një marrëveshje verbale me lojtarin dhe është gati të finalizojë transferimin e tij gjatë merkatos së verës.

Osimhen, i cili aktualisht luan te Galatasaray në formë huazimi nga Napoli, ka një klauzolë largimi prej 75 milionë eurosh.

“Djajtë e kuq” kanë shprehur gatishmërinë për të paguar këtë shumë, ndërsa janë në akord të plotë me përfaqësuesit e lojtarit për kushtet personale.

Forma e tij ka qenë mbresëlënëse këtë sezon në Turqi, ku ka shënuar 29 gola në 34 paraqitje, duke tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha europiane.

Transferimi te United pritet të jetë një nga lëvizjet më të mëdha të verës.

Të ngjashme

Të fundit