Zhbllokohet transferimi i Victor Osimhen te Chelsea.
Londinezët kanë rritur në 70 milionë euro ofertën për klubin e Napolit dhe u kanë vënë në dispozicion italianëve edhe huazimin e Lukakut me të drejtë blerje.
Sipas medias italiane transferimi është çështje orësh dhe po diskutohet vetëm paga e Lukakut dhe kontrata që ka të bëjë me të drejtën e imazhit, përcjell tch.
Belgu ka pretendime të larta në këtë pikë dhe palët po përpiqen ta zgjidhin.
Kështu Konte do të të më në fund beniaminin e tij “Big Rom” dhe Osimhen do të “shpëtojë” nga stresi që e ka kapur te Napoli, pasi klubi prej dy vitesh po përpiqet ta shesë për të përfituar sa më shumë para.