-2.5 C
New York
Monday, January 5, 2026

Buy now

Osimhen i ofrohet Bayernit përmes agjentëve

- Advertisement -

Një pretendim interesant ka dalë nga shtypi gjerman për yllin nigerian të Galatasarayit, Victor Osimhen.

Sipas lajmit të gazetarit Philipp Kessler të TZ-së në Gjermani, Victor Osimhen i është propozuar Bayern Mynihut përmes një menaxheri anglez.

Sipas raportimit, drejtori sportiv i Bayernit, Max Eberl, ka deklaruar se aktualisht nuk kanë nevojë për Osimhenin dhe e ka refuzuar ofertën e ardhur nga menaxheri.

Eberl ka theksuar se Osimhen mund të merrej në konsideratë vetëm nëse Harry Kane do të shprehte dëshirën për t’u larguar nga klubi në fund të sezonit.

Osimhen, i cili është kthyer në të preferuarin e tifozëve te Galatasarayit ka shënuar 12 gola në 16 ndeshje zyrtare këtë sezon.

Skuadra verdhekuqe e kishte afruar sulmuesin nigerian sezonin e kaluar në formë huazimi dhe në afatin kalimtar të verës e transferoi përfundimisht për 75 milionë euro.

Të ngjashme

Të fundit