-0.8 C
New York
Wednesday, February 25, 2026

Buy now

Osimhen: “Do të luaja për Juventusin në të ardhmen”

- Advertisement -

Sulmuesi i Victor Osimhen ka pranuar se në të ardhmen do t’i pëlqente të luante për Juventusin.

Këtë deklaratë, e ka dhënë para ndeshjes në mes të Galatasarayt  dhe Juventusit.

Ai kujtoi interesimin e mëhershëm të bardhezinjve, duke e quajtur klubin “të madh dhe plot histori”, ndërsa theksoi se “90% e futbollistëve do të donin të luanin për Juventusin”.

Osimhen megjithatë nuk e sheh si të sigurt epërsinë 5-2 që Galatasaray mori në ndeshjen e parë, duke thënë se ekipi i tij synon të përsërisë paraqitjen e Stambollit dhe të vulosë kualifikimin në Torino.

“Nuk do të jetë një ndeshje e lehtë, veçanërisht për ta, por ne duam të fitojmë”, tha ai.

Të ngjashme

Të fundit