27.6 C
New York
Monday, July 14, 2025

Buy now

OShP refuzon ankesën për tenderin për rehabilitimin e njësisë A3 në KEK

- Advertisement -

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP), ka hedhur poshtë si të palejuar ankesën e një operatori ekonomik për tenderin për rehabilitimin dhe modernizimin e njësisë A3 në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).

Përmes njoftimit, KEK-u ka bërë të ditur se pas këtij vendimi projekti strategjik “𝐑𝐞𝐡𝐚𝐛𝐢𝐥𝐢𝐭𝐢𝐦𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐌𝐨𝐝𝐞𝐫𝐧𝐢𝐳𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐍𝐣ë𝐬𝐢𝐬ë 𝐀𝟑” në Termocentralin Kosova A do të vazhdojë me intensitet të plotë.

“KEK do të vijojë me përkushtim të palëkundur për realizimin e këtij projekti kapital, i domosdoshëm për të ardhmen energjetike të vendit. Gjithçka do të zhvillohet me transparencë të plotë, profesionalizëm të lartë dhe në përputhje me Ligjin për Prokurimin Publik, si dhe me dokumentacionin teknik të hartuar bashkë me konsulencën e USAID”, thuhet në njoftim.

KEK-u ka paralajmëruar se hapi I rradhës është hapja zyrtare e aplikimeve të Operatorëve Ekonomikë, përmes platformës elektronike të e-prokurimit.
Ky hap siç thuhet përfaqëson një standard të ri në transparencë, llogaridhënie dhe përfshirje publike në proces.

“Me Projektin A3, KEK po investon në fuqinë energjetike të Kosovës – për një sistem më të sigurt, më modern dhe më të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët”, theksohet në njoftim.

Të ngjashme

Të fundit