21.8 C
New York
Monday, May 12, 2025

Buy now

OSBE-ODIHR: Zgjedhjet në Shqipëri ishin konkurruese dhe u zhvilluan në mënyrë profesionale

- Advertisement -

Vëzhguesit e OSBE-ODIHR kanë dhënë një raport paraprak për ecurinë e zgjedhjeve parlamentare të organizuara një ditë më parë.

Dita e zgjedhjeve ishte e qetë dhe organizuar, ndërsa pati disa incidente intimidimi, u theksua në fjalën e vëzhguesve, të cilët ishin pjesë e procesit në disa prej qendrave të votimit në vend.

“Zgjedhjet parlamentare 2025 ishin konkurruese dhe u zhvilluan në mënyrë profesionale, por ata ishin në një klimë të polarizuar. Kandidatët kishin mundësi të bëjnë fushatë, ndërsa disa raste intimidimi nga ta janë raportuar. Partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i burimeve administrative gjatë fushatës. Ka pasur raportime për presione ndaj zgjedhësve, sidomos në administratë. Dy partitë kryesore ishin ato që kishin mbulim më të madh mediatik. Procesi ishte i qetë në tërësi, por kishte disa incidente të izoluara. Kishte sulme mes liderëve të dy partive të mëdha. Dita e zgjedhjeve ishte e qetë dhe organizuar mirë, pati mosrespektim të procedurave, u shënuan disa incidente intimidimi dhe ndikim tek zgjedhësit për probleme me procedurat dhe transparencën”, ka thënë përfaqësuesja e delegacionit.

Përfaqësuesit e OSBE kanë vlerësuar edhe rolin e SPAK-ut në hetimin e krimeve zgjedhore.

“SPAK-u ka luajtur rol pozitiv në hetimin e krimeve zgjedhore.  Por, u pa se pati gjithashtu edhe një efekt të mundshëm frenimi të krimeve zgjedhore. Jemi të gatshëm që të punojmë ngushtë me Parlamentin dhe forcave që do të zgjidhen për interesin më të mirë të popullit shqiptar. Vota e diasporës është një arritje për demokracinë shqiptare”, ka thënë përfaqësuesi i OSBE. /TCh

Të ngjashme

Të fundit