11.8 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

OSBE kujton Masakrën e Reçakut, por nuk e përmend kush e bëri

- Advertisement -

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka kujtuar 24-vjetorin e Masakrës së Reçakut. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, OSBE kujton se në këtë masakër janë vrarë 45 civilë dhe në mesin e tyre edhe fëmijë, mirëpo nuk e përmend fare se masakra në Reçak ishte kryer nga forcat serbe.

“Jeta e tyre është një kujtesë e trishtuar për ne në fillim të çdo viti për nevojën për të mësuar nga e kaluara dhe për t’u siguruar që ajo të mos përsëritet më kurrë. Ne nuk do të #harrojmëkurrë”, thuhet në postimin e OSBE-së në Kosovë.

Më 15 janar 1999, në fshatin Reçak u vranë dhe u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur nga forcat serbe. Në orët e hershme të mëngjesit të 15 janarit, Reçaku u zgjua i rrethuar. Sipas dëshmitarëve, aty rreth orës 6:30 forcat serbe me artileri të rëndë kishin filluar të bombardojnë fshatin. Pas ndërprerjes së bombardimeve, forcat serbe ishin futur në fshat dhe kishin filluar bastisjet. Masakra e Reçakut tmerroi botën dhe zgjoi ndërgjegjen e diplomacisë botërore duke u mobilizuar për Kosovën.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit