-11.3 C
New York
Sunday, February 1, 2026

Buy now

Ortek bore në Brezovicë, lëndohet një skiator

- Advertisement -

Një skiator ka mbetur sot i lënduar si pasojë e një orteku bore në Brezovicë.

Rastin e ka konfirmuar për Klankosova.tv menaxheri i Qendrës së Skijimit në Brezovicë, Ardian Grazhda.

Ai ka bërë të ditur se gjendja e të lënduarit është e mirë dhe se ka pësuar vetëm lëndime të lehta.

Ndërkohë, faqja “Brezovica Info” ka njoftuar se tre skiatorë kishin hyrë për të skijuar jashtë pistave zyrtare, çka dyshohet se ka shkaktuar ortekun e borës, ku mbeti i lënduar një person.

Në të njëjtin njoftim u është bërë thirrje të gjithë skiatorëve dhe snowboarder-ëve që të përdorin vetëm pistat zyrtare dhe të shënuara, për arsye sigurie./Klankosova.tv

Të ngjashme

Të fundit