Orientimi politik i Kurtit prodhon varfëri dhe kontroll të shtetit ndaj qytetarit

- Advertisement -

Nga Besa Ismaili

Albin Kurti, dje e tha një të vërtetë

Në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ai ka bërë një deklaratë të rëndësishme që duhet marrë seriozisht.

Ai ka thënë se ka një orientim tjetër politik. Dhe sipas tij, ky orientim, ky model përfshin një qasje të ndryshme ndaj qytetarëve, zhvillimit ekonomik dhe rolit të shtetit.

Modeli i Kurtit është model që sjellë rritje të varfërisë, prodhon vetëm varfërim dhe më shumë kontroll mbi qytetarët, centralizim të pushtetit, kufizim të konkurrencës dhe dobësim të kritikës.

Ky ishte dje thelbi i debatit dhe e vërteta elefant në sallën plenare të Kuvendit, të cilën shumica e deputetëve aty edhe e huqën: Kurti përqendrohet më shumë në zgjerimin e rolit të shtetit në jetën e qytetarit, shtimin e kontrollit shtetëror në shoqëri, në pushtetin pa kontroll dhe pa balancë. Ky orientim politik ndryshe, pohoi ai, madje i sjellë atij edhe më shumë vota!

Pra qytetari Kurtit, kur i jep votë, ia jep atij edhe pavarësinë, lirinë dhe mirëqenien e tij, materiale dhe shpirtërore.

Orientimi politik dhe ideologjik i Kurtit nuk është risi për shqiptarët. Të vjetra nga ky orientim i kanë vetëm dëmet dhe pasojat.

Me gjasë qytetari që voton Kurtin dhe këtë orientim politik dhe ideologjik, harron mësimet që historia ia përplasi fytyrës.

Të ngjashme

Të fundit