2 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

“Orientimi i qeverisë në politika sociale pa investime kapitale, i dëmshëm për ekonominë”

- Advertisement -

Në emisionin EURO n’7 me Menduh Abazin u publikua hulumtimi lidhur me investimet kapitale nga viti 2009 deri nw vitin 2022.

Suat Berisha, nënkryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit, ka thënë se orientimi i qeverisë në politika sociale duke neglizhuar investimet kapitale është i dëmshëm për ekonominë e vendit.

Ai, duke komentuar të dhënat e dala nga hulumtimi, ka thënë se qeveria aktuale nuk e ka kaluar provimin sa i përket investimeve kapitale dhe me këtë ka shkaktuar ngecje të zhvillimit ekonomik të vendit.

“Si konstatim i Aleancës Kosovare të Bizneseve nga perspektiva e sotme është se investimet kapitale të mëhershme në raport me buxhetin shtetëror, shprehur në përqindje por edhe në miliona, ka qenë shumë më e madhe sesa në vitet e fundit, sidomos në tri vitet e fundit, duke lënë anash vitin 2020 si pandemik, viti 2021 dhe 2022 duke u bazuar edhe në tabelat e hulumtimit, tregojnë se kemi një rënie të dukshme të investimeve kapitale në raport me rritjen e buxhetit që ka vazhduar ndër vite. Shprehur në shifra, vitet 2012, 2013, 2014, kur pjesëmarrja e investimeve kapitale në buxhetin e vendit është sjellur deri në 38%, tash fatkeqësisht nuk e kemi as 15%”, ka shtuar mes tjerash nënkryetari i AKB-së.

Sipas Berishës, pritjet kanë qenë që së paku në planifikim, të rritet përqindja e investimeve kapitale ndër vite për shkak se investimet kapitale janë ato që determinojnë edhe shkallën e zhvillimit ekonomik.

Shqetësuese sipas nënkryetarit të AKB-së është fakti se vendi është duke rrëshqitur drejt një shteti social dhe përmbushjes se disa nevojave sociale, e më pak drejtë një shteti zhvillimor.

EMISIONI KËTU.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit