Nga Astrit Gashi
Orgesa Gashi do të jetë zëri i rinisë në Asamblenë Komunale të Drenasit
Për më shumë se dy dekada kam përkrahur miq e shokë e shoqe që sot janë eurodeputetë, deputetë në Suedi, deputet Kosovë në Maqedoni. Por sot, zemra ime rreh ndryshe sepse shkruaj për mbesën time, Orgesën. Ajo që krahas studimeve të saj ka vendosur të marrë mbi supe një përgjegjësi të madhe të bëhet zëri i rinisë, zëri i vlerave, zëri i shpresës në Asamblenë Komunale të Drenasit. “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin”.
Orgesa Gashi nuk është thjesht kandidate ajo është amanet i një brezi të tërë që beson në ndershmëri, në punë dhe në vizion. Ajo është shembulli që Drenasi ka rini të fortë, të guximshme dhe me ideale të larta.
Drenasi ka qenë gjithmonë qyteti i rinisë, i punës dhe i fitoreve të mëdha. Dhe sot, Orgesa është dëshmia se ky qytet di të nxjerrë kampionë të rinj jo vetëm në sport e në dije, por edhe në politikën lokale, aty ku vendosen fatet e qytetarëve.
Prandaj më 12 tetor, le të dëshmojmë se Drenasi është kampion edhe në besimin ndaj brezit të ri.
Ftoj secilin të votojë për Orgesën sepse kur voton për të, voton për të ardhmen tënde, për Drenasin kampion dhe për epokën e rinisë.