5.9 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Organizoi “Sunny Hill” në Tiranë por nuk mori pjesë, Dua Lipa shfaqet në dasmën e stilistit francez

- Advertisement -

“Sunny Hill Festival”, po mbahet për herë të parë në Tiranë për tri ditë rresht.

Sonte mbahet dita e tretë e këtij festivali të organizuar nga Dua Lipa dhe babai i saj, Dugagjin Lipa.

Ani pse Dua është organizatore e festivalit, këngëtarja nuk mori pjesë.

Këngëtarja është shfaqur në një dasëm franceze.

Dizajneri italo francez i çantave të famshme “Jacquemus” ka kurorëzuar dashurinë me partnerin e tij këtë fundjavë.

Dua Lipa ka qenë pjesëmarrëse në dasmën e Simone dhe Marco, duke mos qenë pjesë e “Sunny Hill” në Tiranë.

Këngëtarja nuk ka postuar asgjë nga dasma në rrjete sociale, por fotot e saj janë postuar nga Vogue Italia, ku shfaqet me një fustan të bardhë transparent.

Ndryshe, “Sunny Hill” u mbajt në Prishtinë në fillim të muajit gusht, për katër ditë rresht, ku Dua Lipa ndezi skenën me performancën e saj.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit