29.1 C
New York
Saturday, June 21, 2025

Buy now

Organizoi në datë të gabuar ditën e egjiptianëve dhe s’e përdori emblemën, deputeti e bën horë Kurtin (Video)

- Advertisement -

Deputeti i komunitetit egjiptian, Veton Berisha i ka reaguar direkt kryeministrit në largim, Albin Kurti, në shënimin e ditës së egjiptianëve.

Ndërsa po merrnin pjesë në një ngjarje të organizuar nga Qeveria për këtë ditë, Berisha i ka thënë Kurtit se dita e komunitetit është më 24 qershor, e jo më 20 qershor.

Veç kësaj, ai tha se u gabua edhe emblema e egjiptianëve të Ballkanit.

“Organizimi bëhet me datë 20 qershor, ndërsa dita e komunitetit egjiptian është 24 qershori. Për ne është ngjajshëm sikur 28 nëntori, të shënohet me 24 nëntor.

Në këtë manifestim shtetëror nuk është emblema e egjiptianëve të Ballkanit e cila është në përdorim që nga viti 2015. Autorin e kemi në tryezë. Kryeministër kjo është emblema e egjiptianëve, dhe në një ditë si kjo ia vlen të jetë prezente. Është mangesi, edhe autorin e kemi këtu, me ç’rast unë të jap dhe besoj tash e tutje do ta keni në sirtarin e juaj” – tha ai.

VIDEO:

Të ngjashme

Të fundit