13.7 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Organizimi i Kupës së Botës i kushtoi 220 miliardë Katarit – A do t’i “kthehen” në të ardhmen?

- Advertisement -

Shpenzimet e Katarit për këtë ngjarje është shkruar gjerësisht të kenë qenë më të larta se 220 miliardë dollarë. Sipas Bloomberg, kjo shifër arrin në 300 miliardë dollarë.

Tani që Kampionati përfundoi, mund të bëhet pyetja klasike post-ngjarje sportive – ai ia vlejti?

Duke iu referuar kontekstit, financimi është pjesë e një plani më të gjerë kombëtar të Katarit, Vision 2030, që synon të bëhet “një shoqëri e avancuar” dhe një “qendër tregtare globale”. Hotelet, metrotë, stadiumet dhe infrastrukturat aeroportuale ishin në program, me apo pa futboll.

Kupa e Botës ishte një mënyrë për të promovuar këtë zhvillim dhe Katari e bëri të njohur emrin e tij me një audiencë rekord.

Nga ana tjetër, pjesa më e madhe e diskutimit nxori në pah vështirësitë e Katarit sa i përket punonjësve emigrantë, alkoolit dhe të drejtat e LGBTQ+. Mbi të gjitha alkooli.

Për sa i përket rikthimit të investimit, organizatorët shpresonin se ngjarja do të sillte nxitje prej 17 miliardë dollarë në ekonominë e fundit, edhe pse një studim i fundit zbuloi se Kupa e Botës nuk ka një efekt të ndjeshëm në PBB-në e vendit organizues.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit