28.1 C
New York
Friday, September 5, 2025

Buy now

Organizim i jashtëzakonshëm i 19 kantoneve të Zvicrës për protestën gjithëpopullore në Hagë

 

- Advertisement -

Një organizim i madh po zhvillohet në diasporën shqiptare në Zvicër, ku nëntëmbëdhjetë kantone janë përfshirë në përgatitjet për protestën e 14 shtatorit në Hagë. Protesta do të mbahet kundër padrejtësive që, sipas organizatorëve, po u bëhen udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykatën Speciale – Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.

Kordinatorët e Këshillit Organizativ në Zvicër, Shaip Kadriaj e Xheladin Shala, kanë bërë të ditur se të gjitha përgatitjet dhe njoftimet në kantonet ku jetojnë shqiptarë tashmë janë finalizuar. Kordinatorët po ashtu kanë publikuar oraret dhe vendet e nisjes së autobusëve nga secili kanton.

Në njoftim thuhet:

Të dashur bashkatdhetarë,

Më 14 shtator në Hagë do të protestojmë kundër padrejtësisë që po i bëhet udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në gjykatën e Hagës.

Atje nuk janë në bankën e të akuzuarve vetëm disa individë aty po gjykohet lufta jonë e drejtë për liri, po nëpërkëmbet gjaku i dëshmorëve, sakrifica e martirëve dhe dhimbja e popullit tonë.

Kjo protestë është thirrje e mërgatës dhe organizatave të dala nga lufta: të jemi të bashkuar dhe të mos heshtim para padrejtësisë!

📅 14 shtator 2025
🕑 Ora: 14:00
📍 Waterpartij, Den Haag

Koordinatorët për çdo kanton janë caktuar dhe i gjeni bashkë me këtë njoftim.

Ejani masivisht për UÇK-në, për lirinë, për Kosovën!

Të ngjashme

Të fundit