Kordinatorët e Këshillit Organizativ në Zvicër, Shaip Kadriaj e Xheladin Shala, kanë bërë të ditur se të gjitha përgatitjet dhe njoftimet në kantonet ku jetojnë shqiptarë tashmë janë finalizuar. Kordinatorët po ashtu kanë publikuar oraret dhe vendet e nisjes së autobusëve nga secili kanton.
Në njoftim thuhet:
Të dashur bashkatdhetarë,
Më 14 shtator në Hagë do të protestojmë kundër padrejtësisë që po i bëhet udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në gjykatën e Hagës.
Atje nuk janë në bankën e të akuzuarve vetëm disa individë aty po gjykohet lufta jonë e drejtë për liri, po nëpërkëmbet gjaku i dëshmorëve, sakrifica e martirëve dhe dhimbja e popullit tonë.
Kjo protestë është thirrje e mërgatës dhe organizatave të dala nga lufta: të jemi të bashkuar dhe të mos heshtim para padrejtësisë!
📅 14 shtator 2025
🕑 Ora: 14:00
📍 Waterpartij, Den Haag
Koordinatorët për çdo kanton janë caktuar dhe i gjeni bashkë me këtë njoftim.
Ejani masivisht për UÇK-në, për lirinë, për Kosovën!