0.8 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Organizata OMNES ofron trajnime falas për gratë

- Advertisement -

Organizara joqeveritare OMNES është duke realizuar projektin: “Avokimi në institucionet përkatëse për mbrojtje ndaj dhunës dhe ndikimi i pandemisë COVID-19 në stres dhe depresion tek gratë”.

Me këtë rast, OMNES me mbështetje nga Rrjeti i Grave të Kosovës dhe Bashkimi Evropian (BE), ofron mundësi trajnimi falas për gratë e moshave 20 – 50 vjeçare.

“Qëllimi i projektit: Vetëdijesimi dhe informimi i grave mbi mekanizmat mbrojtës ndaj dhunës së grave në Kosovë, për kujdesin mendor si dhe nevoja për konsulta me psikolog në rast të ndjenjës së stresit dhe depresionit të vazhdueshëm”, ka njoftuar OMNES.

Njoftimi i plotë:

OMNES është duke realizuar projektin “Avokimi në institucionet përkatëse për mbrojtje ndaj dhunës dhe ndikimi i pandemisë COVID-19 në stres dhe depresion tek gratë”.

Në vijim të realizimit të projektit, OMNES me mbështetje nga Rrjeti i Grave të Kosovës, dhe Bashkimi Evropian, ofron mundësi trajnimi falas për gratë e moshave 20 – 50 vjeçare të ndarë në dy module:

1. Rëndësia e raportimit të dhunës ndaj grave, informimin dhe avokimi tek institucionet relevante;

2. Pako e trajnimeve pesë (5) ditore me psikolog: Menaxhimi i stresit dhe depresionit në raste kur përballemi me nivel të lartë, përmes trajnimeve profesionale që janë të nevojshme për vetëdijesimin dhe rendësin e denoncimit të dhunës në institucione relevante.

Qëllimi i projektit: Vetëdijesimi dhe informimi i grave mbi mekanizmat mbrojtës ndaj dhunës së grave në Kosovë, për kujdesin mendor si dhe nevoja për konsulta me psikolog në rast të ndjenjës së stresit dhe depresionit të vazhdueshëm.

Synimi i OMNES është: Së paku në secilën Komunë të jenë të trajnuar dhe informuara nga 25 gra të moshave 20 – 50 të cilat do të kenë mundësi të kërkojnë mbështetje në rast se përballen me dhunen ndaj grave.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit