8.8 C
New York
Tuesday, April 1, 2025

Buy now

Orë të panumërta shtesë në shërbim, asnjë cent më tepër – qysh u tall Ministria e Financave me policët

- Advertisement -

Për policët e Kosovës fundi i muajit nuk solli festë — por një realitet të hidhur dhe aq absurd sa zor se mund të imagjinohej. Mungesa e profesionalizmit arriti kulmin: në një akt të pashembullt të papërgjegjshmërisë institucionale, pushteti abuzoi me zyrtarët e një prej institucioneve më të respektuara të shtetit.

Me llogaritë e tyre të gërryera nga inflacioni dhe me listën e shpenzimeve të kalkuluara deri në centin e fundit, policët e Kosovës shtypën kodet e kreditkartelave këtë fundmars vetëm për të mos hasur në as edhe një cent më tepër për dhjetëra orë shtesë.

Ata që mbajtën orë të tëra shtesë për zgjedhjet e 9 shkurtit, që ruajtën vigjilencën për sigurinë e qytetarëve, u shpërblyen me… asgjë. Një zero të madhe.

Një zyrtar policor nga Prishtina, që priste një shumë të madhe për standarin në Kosovës nga orët shtesë, na tha:

“Ne kemi bërë planifikimet duke u mbështetur te shtesat nga puna jashtë orarit, sepse kishte festë dhe, përveç shpenzimeve të zakonshme, llogaritëm në këto të ardhura shtesë për t’i gëzuar familjarët tanë, duke iu ofruar diçka më shumë në këto ditë të veçanta. Në këtë muaj, kisha rreth 200 euro shtesa nga puna jashtë orarit, por ato nuk u paguan, duke ndikuar negativisht tek ne, zyrtarët policorë.”

Përtej goditjes financiare, mosekzekutimi i shtesave ka një efekt edhe më të rëndë—ai godet drejtpërdrejt moralin e policëve të cilët mbajtën dhjetëra orë shtesë në ditën e zgjedhjeve.

“Ky moskompensim nuk është thjesht një vështirësi financiare, por edhe një zhgënjim për përpjekjet dhe motivin tonë. Në fund, nuk arritëm t’u ofrojmë familjeve tona atë që kishim planifikuar, pavarësisht orëve të gjata dhe përkushtimit tonë për të garantuar sigurinë e qytetarëve.” – tha zyrtari për Nacionale.

Zyrtarët e qeverisë u distancuan nga përgjegjësia duke u përpjekur të arsyetojnë të paarsyetueshmen. Policët, na tha zyrtari, ishte e pritshme se do të kishin angazhime shtesë për shkak të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Nëse do të lexonit justifikimin e Ministrisë së Financave, me siguri do të ndjenit pishmanin më të madh për kohën e humbur.

I njëjti pushtet, që shpërndau para për grupe të caktuara shoqërore gjatë fushatave zgjedhore, duke anashkaluar çdo ligj dhe procedurë, tani justifikohet me tejkalimin e kufirit buxhetor — sikur kjo të ishte hera e parë që ata marrin shtesa.

Sqarimi i Ministrisë që s’duhet lexuar:

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve përderisa shpreh mirëkuptimin e saj për shqetësimet e ngritura në lidhje me ekzekutimin e pagave dhe shtesave, e sheh të nevojshme të sqarojë se përgjegjësia mbi përgatitjen e listave të pagave, e njëkohësisht edhe sigurimin se shuma e urdhëruar për pagesë është brenda kufijve buxhetorë të miratuar në ligjin për ndarje buxhetore, i takon secilës organizatë buxhetore përkatëse.

MFPT, përkatësisht Thesari, vetëm sigurohet që shuma është në përputhje me ndarjen buxhetore, dhe e bën procesimin e pagesës nëpër llogari individuale.

U takon organizatave buxhetore përkatëse që të planifikojnë buxhetin vjetor nëpër muaj, dhe të sigurohen se kanë buxhetin e mjaftueshëm kur miratojnë shtesa tjera mbi pagën bazë. Çdo tejkalim i ndarjes buxhetore proporcionale mujore, mund të rezultojë në situata ku bëhet i pamundur ekzekutimi i plotë.

MFPT, konkretisht Thesari, ka njoftuar me kohë organizatat buxhetore që të sigurohen se janë brenda buxhetit.

MFPT edhe njëherë shpreh gatishmërinë që të ofrojë mbështetje për të gjitha organizatat buxhetore që ato të bëjnë planifikimet e duhura dhe të sakta, çdoherë në pajtim me legjislacionin në fuqi, ashtu që të tejkalohet kjo situatë për muajt në vijim dhe mundi e puna të kompenzohet përkitazi për të gjithë ata që kanë punuar.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit