2.6 C
New York
Sunday, January 19, 2025

Buy now

Orbani hyn “all in” në përkrahje të Trumpit: Kthehu dhe sillna paqe, z. president!

- Advertisement -

prehu përkrahjen e tij për kandidaturën e aleatit të vjetër, Donald Trump, për president të ShBA-së pas një takimi me miliarderin amerikan në Florida të premten vonë.

Dy figurat diskutuan “një spektër të gjerë të çështjeve që i prekin Hungarinë dhe Shtetet e Bashkuara, përfshirë rëndësinë e lartë të kufijve të sigurt e të fortë për ta mbrojtur sovranitetin e secilit vend”, sipas një deklarate të publikuar nga zyrtarët e fushatës së Trumpit, raporton agjencia “Reuters”.

Orbani ka thënë se vetëm rikthimi i kandidatit republikan në Shtëpinë e Bardhë mund të sjellë paqe në Ukrainë.

“Ne kemi nevojë për udhëheqës në botë që janë të respektuar dhe që mund të sjellin paqe. Ai [Trumpi] është njëri nga ta! Kthehu dhe na sill paqe, z. President” – shkroi kryeministri hungarez në rrjetin X pas takimit me ish-presidentin amerikan.

Orbani, i vlerësuar lart nga shumë konservatorë në ShBA për politikat e tij të ashpra ndaj emigrantëve, për skemat e tij për përkrahje të familjeve dhe qëndrimin e zëshëm rreth sovranitetit kombëtar, tha në faqen e tij në “Facebook” se gjatë presidencës së Trumpit, në periudhën 2017 – 2021, në Lindje të Mesme dhe në Ukrainë kishte paqe.

Kryeministri hungarez i ka kritikuar edhe sanksionet e BE-së kundër Rusisë, edhe pse kurrë nuk i ka bllokuar ato me veto në fund, si dhe ka mbajtur pezull ndihma miliardëshe të BE-së për Ukrainën derisa u pajtua më në fund për to këtë vit.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit