27.9 C
New York
Sunday, June 30, 2024

Buy now

Orban: Votuesit evropianë u mashtruan

- Advertisement -

Kryeministri hungarez Viktor Orbán, ka thënë me rastin e marrëveshjes së tre grupeve politike në Parlamentin Evropian për shpërndarjen e posteve drejtuese në BE, të cilën ai e quajti “të turpshme”, se votuesit evropianë janë mashtruar.

Në rrjetin social X, Orban akuzoi Partinë Popullore Evropiane (EPP) se ka krijuar një “koalicion gënjeshtrash me të majtën dhe liberalët”.

“Ne nuk e mbështesim këtë marrëveshje të turpshme!”.

Në fillim të kësaj jave, gjashtë negociatorë nga tre grupe politike në Parlamentin Evropian – EPP, Social Demokratët dhe Liberalët arritën një marrëveshje për të emëruar Presidenten aktuale të Komisionit Ursula von der Leyen për një mandat të dytë, për ish-kryeministrin portugez Antonio Costa nga radhët e socialdemokratët të ishin kryetar i Këshillit Evropian, ndërsa kryeministrit të Estonisë Kaja Kalas nga radhët e liberalëve duhej t’i jepej posti i kreut të diplomacisë evropiane.

Kryeministri italian Giorgio Meloni, grupi politik i të cilit Konservatorët dhe Reformistët Evropianë u bë i treti më i madh në PE pas zgjedhjeve evropiane dhe dëboi liberalët nga ai pozicion, dënoi këtë marrëveshje të grupeve politike.

Meloni tha se ishte “surreale” që opinioni i votuesve evropianë nuk u mor parasysh./abcnews.al/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit