19.4 C
New York
Tuesday, September 30, 2025

Buy now

Orban: Ukraina nuk është shtet sovran

- Advertisement -

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka thënë se Ukraina nuk është shtet sovran, teksa iu përgjigjur akuzave se dronët hungarezë të zbulimit kanë hyrë në hapësirën ajrore të saj – një tjetër rast që i ka tensionuar marrëdhëniet mes Kievit dhe Budapestit.

“Ukraina nuk është në luftë më Hungarinë, është në luftë më Rusinë. Ajo duhet të shqetësohet për dronët në kufirin e saj lindor”, ka thënë kryeministri hungarez gjatë një bisede të realizuar në një podkast me bindje të krahut të djathtë.

“Unë iu besoj ministrave të mi, por le të themi se dronët kanë hyrë disa metra atje, dhe çka ndodhi? Ukraina nuk është shtet i pavarur. Ukraina nuk është shtet sovran. Ukraina financohet prej nesh, e financon Perëndimi edhe me armë”, ka deklaruar Orbani.

Në një përgjigje ndaj komenteve të Orbanit, ministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha, ka thënë në një postim në X – dikur Twitter – se lideri hungarez vazhdon të jetë “i helmuar nga propaganda ruse”.

Të ngjashme

Të fundit