22.3 C
New York
Wednesday, September 10, 2025

Buy now

Orban: Trump nuk do t’i japë para Ukrainës për të luftuar Rusinë, nëse zgjidhet president i ShBA-së

- Advertisement -

“Donald Trump nuk do të japë para për të ndihmuar Ukrainën të luftojë Rusinë nëse ai fiton përsëri presidencën dhe kjo do të përshpejtojë përfundimin e luftës”.

Kështu u shpreh kryeministri hungarez, Viktor Orban pas takimit që zhvilloi me ish presidentin amerikan, shkruan Reuters.

Kryeministri Orban, i cili po mbështet përpjekjen e aleatit të tij për t’u kthyer në Shtëpinë e Bardhë, u takua me Trump në Florida të premten.

“Ai nuk do të japë asnjë qindarkë në luftën Ukrainë-Rusi dhe për këtë arsye lufta do të përfundojë”, dekalroi Orban për televizionin shtetëror mbrëmjen e së dielës.

“Siç është e qartë se Ukraina e vetme nuk mund të qëndrojë në këmbë”, shtoi ai.

Të ngjashme

Të fundit