-1.6 C
New York
Saturday, December 21, 2024

Buy now

Orban: Stabiliteti në Ballkanin Perëndimor ka rëndësi jetike për BE-në

- Advertisement -

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban tha se stabiliteti në vendet e Ballkanit Perëndimor ka rëndësi jetike për Bashkimin Evropian (BE).

Orban u takua Budapest të Hungarisë me Milorad Dodikun, presidentin e Republikës Sërpska një nga dy entitetet në Bosnjë e Hercegovinë.

Pas takimit në një postim në llogarinë e tij në rrjetet sociale, Orban tha se “Stabiliteti në Ballkanin Perëndimor ka rëndësi jetike për BE-në”.

Më tej Orban theksoi se “Në vend të leksioneve dhe sanksioneve ne besojmë në dialog dhe bashkëpunim. Takimi im me Dodikun u mbajt për këtë qëllim”.

Dodik në postimin në llogarinë e tij në rrjetet sociale tha se ka patur një takim shumë produktiv me “një burrë shteti dhe mik të madh”. “Hungaria interesohet nga afër për proceset e anëtarësimit në BE të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor”, tha ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit