13.5 C
New York
Sunday, March 22, 2026

Buy now

Orav për sulmin në Banjskë: Përgjegjësit duhet të sillen para drejtësisë

- Advertisement -

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka deklaruar se sulmi në Banjskë mbetet një çështje serioze që kërkon përgjegjësi dhe drejtësi, duke theksuar se autorët duhet të përballen me ligjin.

“Sa i përket sulmit në Banjskë, Bashkimi Evropian e ka bërë të qartë, kryesit duhet të sillen para drejtësisë. Këtu nuk janë vetëm fjalë… kjo duhet të bëhet dhe një ditë do të ndodhë”, theksoi ambasadori me një takim me gazetarë.

Orav vlerësoi se sulmi në Banjskë është një nga temat e ndjeshme që duhet të diskutohet në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, dhe jo të përdoret si pengesë për vazhdimin e tij.

“I kuptoj plotësisht problemet që i përmendët lidhur me sulmin në Banjskë… por këto çështje mund të diskutohen. Nëse nuk diskutohen, atëherë nuk arrijmë asgjë”, u shpreh ai.

Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit./Telegrafi/

Të ngjashme

Të fundit