Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ka uruar institucionin e Avokatit të Popullit në 25-vjetorin e themelimit, duke u zotuar në mbështetje të punës së tij.
Përmes një postimi në “X”, Orav u shpreh se zbatimi i plotë i rekomandimeve është jetik, si mbrojtje e të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe ndjekjes së rrugës së integrimit të Kosovës në BE, shkruan IndeksOnline.
“Urime institucionit të Avokatit të Popullit për 25-vjetorin e tij!
Zbatimi i plotë i rekomandimeve të tij nga të gjitha institucionet e Kosovës është jetik, si një mbrojtje kyçe e të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit dhe pjesë e rrugës së integrimit të Kosovës në BE.
BE-ja do të vazhdojë të mbështesë punën e Avokatit të Popullit” shkroi Orav.