Kosova dje mësoi kundërshtarët që do t’i ketë në fazën e grupeve të Ligës së Kombeve.
Ndërkohë, sot sajti i njohur, Transfermarkt ka publikuar edhe orarin e plotë të ndeshjeve të “Dardanëve” në këtë edicion të Ligës së Kombeve.
Kosova e nis këtë cikël me ndeshjen ndaj Rumanisë si vendas më 6 shtator në orën 20:45.
Nga dy ndeshje përgjatë shtatorit, tetorit dhe nëntorit do të zhvillohen.
Ndeshja e fundit e Kosovës do të jetë më 18 nëntor përballë fituesit të play-outit mes Lituanisë dhe Gjibraltarit.
6 shtator: Kosova-Rumania
9 shtator: Qipro-Kosova
12 tetor: Lituania/Gjibraltari-Kosova
15 tetor: Kosova-Qipro
15 nëntor: Rumania-Kosova
18 nëntor: Kosova-Lituania/Gjibraltari