5.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Ora rolex, telefona të mençur e laptop- Mallra të shumta të padeklaruara në vlera mijëra euro në Aeroportin e Prishtinës

- Advertisement -

Dogana e Kosovës ka njoftuar se janë zbuluar mallra të shumta të padeklaruar në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.

Në kuadër të kontrollit që bëhet nga Dogana e Kosovës në aeroport janë zbuluar disa raste të veçanta të tentativës për të shmangur deklarimin e mallrave në vlerë.

Vetëm dje, zyrtarët doganorë kanë kapur 11 telefona të mençur të markave të ndryshme të padeklaruar, në vlerë totale prej 12 mijë e 950 euro.

Përpos kësaj, aty u incizua një kundërvajtje për një laptop të padeklaruar në vlerë 1 mijë e 558 euro.

E gjithashtu sot gjatë kontrollit të bagazheve në zonën e kanalit të gjelbër, dogana kap dy ora dore të markës “Rolex”, secila me vlerë të deklaruar prej 10 mijë e 450 euro, në total prej 20 mijë e 90 euro, transmeton lajmi.net.

Zbulimi u bë duke aplikuar parimet lokale të selektimit të udhëtarëve.

“Te gjitha mallrat I janë nënshtruar sekuestrimit deri ne përfundimin e procedurave Doganore, si dhe palët e involvuara janë gjobitur në pajtueshmëri me Kodin Doganor. Vlera e mallrave të zbuluara arrin në mbi 30000 mije euro”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit