Imer Deliu i ftuar në “Përtej Tregimit” në Kanal10, ka folur për njërën nga masakrat më makabre që tronditën jo vetëm Kosovën, por edhe botën, atë të Abrisë së Epërmë. Ai ka rrëfyer ngjarjen e trishtë ku humbi 10 familjarë.
Ndër të tjerash ai ka thënë që pavarësisht humbjes së madhe, ekziston krenaria. Ai ka rrëfyer ngjarjen kur i kishte gjetur të vrarë 22 familjarët njëri pas tjetrit, në mesin e tyre edhe djalin e tij 10 vjeçar, Jetonin, “Ora nuk ishte ndalë, edhe pse Jetoni u ndal”.
Deliu me lot në sy rrëfen momentin kur e mbajti në duar të birin. Ai tha se edhe pse i kishte premtuar të birit se ta ruante orën, por që atë e dogjën serbët bashkë me veturën e tij.
Imer Deliu, një burrë i fortë i cili edhe sot vazhdon të jetojë me gjithë tmerrin e humbjes së më të dashurve, ai pavarësisht të gjithave, është martuar dhe ka krijuar familje.