Ish-liderët e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi që po gjykohen në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë pritet që sot të paraqesin fjalën e tyre përfundimtare në kuadër të procesit gjyqësor që ka tërhequr vëmendje të gjerë publike në Kosovë dhe më gjerë.
Procesi në Hagë ka ngjallur reagime të forta politike dhe emocionale në Kosovë. Dje në Ditën e Pavarësisë është protestuar në Prishtinë ku është kërkuar drejtësi nga Gjykata Speciale.
Seanca e sotme pritet të ndiqet me interes të madh nga mediat dhe qytetarët.
Shënim: Fjala përfundimtare përbën një nga fazat më të rëndësishme të gjykimit, ku mbrojtja dhe të akuzuarit kanë mundësinë të paraqesin qëndrimet e tyre përfundimtare para trupit gjykues. Pas kësaj faze, trupi gjykues do të tërhiqet për të marrë vendimin, i cili pritet të shpallet në një datë të mëvonshme.






