“Buxheti i shtetit i kushtoi dyfish më shtrenjtë”, tha deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami teksa po komentonte versionin e ri të MASHT-t për shpërndarjen e librave
Sipas Bajramit, ka pasur disa probleme për këtë çështje.
Ajo përmendi edhe bllokimin e xhirollogarive të prindërve nga përmbaruesit.
“Ka thënë 4.5 milionë të ndara, e di që nuk bëhet, e më pas e kemi pasur vendimin e Qeverisë me mbi 13 milionë”, tha ajo në T7.
“Ndan libra për Preshevën e i lë fëmijët preshevarë në Kosovë pa libra, të cilët paguajnë taksa… Sot është dashur të flitet për digjitalizimin e arsimit, që duhet të fillojë, e di që nuk bëhet brenda një viti. Nuk ka riorganizim”, tha ajo.