Korporata Energjetike e Kosovës njofti se ka marrë dritë të gjelbër nga Organi Shqyrtues i Prokurimit për tenderin 137 milionësh për Rehabalitim dhe Modernizimin e Njësisë A3.
Hykmete Bajrami e Lidhjes Demokratike të Kosovës reagoi për termet dhe kushtet e shkruara – për çka tha se vazhdon të ketë mungesë të studimit të fizibilietit dhe nga 6 ofertuesit “do të fitojë më i shkathti në negociata”.
“E derisa KEK-u vazhdon me këto fizkultura prej janarit, importi i energjisë rritet bashkë me të edhe fitimet e EFT së Vuk Hamoviçit, të NOAs e të tjerëve, e neve na faturohen ato jo veç në çmim të energjisë elektrike por edhe në çmimin e secilit produkt e shërbim që e blejmë. Korrupsioni është tu e shkatrru këtë vend”, shkroi Bajrami.
Postimi i plotë:
Vazhdon saga e tenderit 137 milionësh të KEK-ut, tash edhe me vulën e OSHP-së. KEK pasiqë kishte pezulluar tenderin dhe e kishte kthyer në pikën zero për shkak të një ankese në OSHP, sot po njofton se e ka rihapur tenderin sërish, me të njëjtat kushte, por tani kompanitë kanë kohë vetë 3 ditë për të ofertuar.
Pra, prapë KEK-u do të pranoj 6 ofertues dhe do të negocioj me ata se çka mund të bëjnë në A3 me 137 340 000 euro. Natyrisht do të fitoj ai i cili është me i shkathëti në ”negociata”, pasiqë KEK nuk ka specifikacion teknik sepse mungon studimi i fizibilitetit.
E derisa KEK-u vazhdon me këto fizkultura prej janarit, importi i energjisë rritet bashkë me të edhe fitimet e EFT së Vuk Hamoviçit, të NOAs e të tjerëve, e neve na faturohen ato jo veç në çmim të energjisë elektrike por edhe në çmimin e secilit produkt e shërbim që e blejmë. Korrupsioni është tu e shkatrru këtë vend.