12.8 C
New York
Monday, April 21, 2025

Buy now

Oppo prezanton një telefon me bateri për disa ditë përdorim

- Advertisement -

Kompania Oppo po përgatitet për prezantimin e modelit të ri të telefonit të mençur, i cili, sipas informacioneve të deritanishme, pritet të jetë veçanërisht interesant për përdoruesit që kërkojnë një pajisje të qëndrueshme me bateri afatgjatë.

Pajisja e re, me emrin Oppo K13, pritet të vijë me një bateri me kapacitet prej madje 7000 mAh, çka mundëson përdorim për disa ditë pa pasur nevojë për karikim.

Ajo që dihet tashmë është se këtë telefon do ta fuqizojë çipi Snapdragon 6 Gen 4, i ndërtuar me proces 4-nanometërsh. Bëhet fjalë për një procesor të rangut të mesëm, i cili duhet të ofrojë një balancë ndërmjet fuqisë dhe efikasitetit energjetik, dhe të jetë i mjaftueshëm për detyrat e përditshme dhe lojërat më të lehta.

Oppo K13 do të ketë ekran AMOLED me diagonale prej 6.67 inç, me frekuencë rifreskimi prej 120 Hz dhe ndriçim maksimal deri në 1200 nits. Pajisja do të vijë me 8 GB RAM dhe 256 GB memorie të brendshme, që është e mjaftueshme për shumicën e përdoruesve.

Në pjesën e pasme ndodhet kamera kryesore me rezolucion prej 50 MP, ndërsa veçori të tjera përfshijnë altoparlantë stereo dhe një sensor infra të kuq, që mundëson përdorimin e telefonit si telekomandë universale.

Telefoni do të jetë i disponueshëm në dy ngjyra të ndryshme, ndonëse nuancat specifike ende nuk janë zbuluar.

Informacione të tjera, si kamerat shtesë dhe zgjidhjet softuerike, për momentin nuk janë të njohura, por gjithçka e zbuluar deri më tani sugjeron se Oppo synon përdoruesit që nuk duan të karikojnë telefonin çdo natë.

Interesant është fakti që dizajni i këtij modeli ngjan me imazhet e renderuara të pajisjes së ardhshme OnePlus 13T, gjë që nuk është për t’u habitur duke pasur parasysh lidhjen ndërmjet këtyre dy brendeve.

Ndryshe, data zyrtare e prezantimit është caktuar për 21 prill. /Telegrafi/

Të ngjashme

Të fundit