Tensionet në Kosovë “vetëm e ndihmojnë Vuçiqin” duke ndezur pasionet për territorin që shumica e serbëve e shohin si pjesë të vendit të tyre, tha për “New York Times” Milomir Mandiq, menaxheri i përgjithshëm i “Demostat”.
I të njëjtit mendim është edhe deputeti opozitar serb, i cili thotë se askush, madje as nga skena politike serbe, nuk e ka ndihmuar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq më shumë sesa kryeministri Albin Kurti.