19.5 C
New York
Friday, October 25, 2024

Buy now

Opozitarët: Nuk qëndrojnë shifrat e kryeministrit për ulje të inflacionit

- Advertisement -

Para disa ditësh kryeministri Kurti takoi përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

E në komunikatën pas takimit, Kurti tha Qeveria e Republikës së Kosovës u vlerësua për zhvillimin ekonomik në dy vitet e fundit. Tutje sipas kryeministrit u theksua se të hyrat buxhetore janë rritur rreth 15% ndërkaq niveli i inflacionit ka rënë dukshëm, në vetëm 2.8% në muajin qershor.

Por këto shifra nuk po i shohin si reale opozitarët.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala tha se ka vetëm disa lëvizje por tek produktet bazike janë po të njëjtat çmime.

“E vërteta është që nuk qëndrojnë këto shifra të kryeministrit sepse nuk e kemi asnjë parametër ekonomik që kryeministri mund ta arsyetojë se çfarë hapash kanë bërë që sot mund të kemi ulje të inflacionit. Ka vetëm lëvizje veç disa produkteve por produktet bazike të shportës nuk kanë lëvizur dhe janë po të njëjtat çmime. Tani ai kur do të duhej të jepte përgjigje për aferat për rezerva ai del me shifra tjera”, ka thënë Shala.

Se kjo shifër nuk qëndron e tha edhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku-Rexhepi.

“Inflacioni është në rritje dhe tani më këta dy muaj çmimet janë ngritur edhe më tepër pagat janë të njëjta dhe shumë projektligje po kthehen nga gjykata kushtetuese dhe asgjë e mirë nuk po bëhet për qytetarët e Kosovës. Dhe në qoftëse arrin inflacioni 2.8 atëherë kjo është që Kurti po i bënë qef vetit”, thotë Rexhepi.

Njohësi i Çështjes së Ekonomisë, Muhamet Mustafa shtoi se nuk ka asnjë ndryshim në politikat fiskale dhe se disa çmime janë ende të larta.

“Inflacioni si shifër më së paku është punë dhe rezultat i kësaj qeverie, sepse nuk asnjë ndryshim të politikave fiskale apo masave të ndërmarra në raport me çështjen e inflacionit. Ka një stagnim të inflacionit dhe të disa çmimeve por shporta e konsumatorit janë ende të larta”, tha ai.

Ndërkohë Kryeministri javën që lamë pas pati thënë se sipas të dhënave të ATK-së, për herë të parë ekonomia jonë ka mbi 400,000 pozicione të regjistruara të fuqisë punëtore aktive.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit