Në Kongresin e Partive Popullore në Rotterdam të Holandës, kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, kërkoi heqjen e vizave.
E Ramush Haradinaj, kreu i subjektit tjetër opozitar, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, qëndroi ditë më parë në Washington, ku kishte paraparë shumë takime, krahas këtij me emisarin, Gabriel Escobar.
Por, të dy u ankuan për mungesë mbështetjeje nga ambasadat kosovare në këto vende, njofton Klan Kosova.
Nga këto dy përfaqësi diplomatike të vendit, nuk i kthyen përgjigje Klanit.
Por, sipas ekspertit të protokollit, Haki Merovci, në Ligjin për Protokollin e Shtetit nuk parashihen vizitat partiake jashtë vendit. Andaj, mbështetja mund të ofrohet vetëm në raste të veçanta.
Megjithatë, Emir Abrashi vlerëson se kjo ndryshon kur partiakët vizitorë janë edhe deputetë.